Mehmet Hatipoğlu
06 Nëntor 2015•Përditësim: 07 Nëntor 2015
ATHINË (AA) - Në ishullin grek Leros i cili është një prej destinacioneve të fluksit të refugjatëve në Detin Egje tek një punonjës i Rojës bregdetare greke (HCG) dhe tek një fëmijë afgan janë regjistruar raste të sëmundjes së Hepatitit A, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se tek punonjësi i Rojës bregdetare greke dhe tek një fëmijë afgan pas dyshimeve ata janë shtruar në spitalin e rajonit Leros ku dhe janë regjistruar rastet e sëmundjes së Hepatitit A.
Mediat greke njoftuan se mënjëherë pas kësaj janë kryer vaksinimet ndaj të gjithë punonjësve të HCG në ishull dhe se në Leros janë dërguar ekpsertë mjekësor për sëmundjet ngjitëse.
Në ishullin Leros të Greqisë ndodhen 3 mijë e 500 refugjatë ku shumica prej tyre janë sirianë dhe afganë.