Barry Eitel
11 Mars 2016•Përditësim: 12 Mars 2016
SAN FRANCISCO (AA) - Dentistët pohojnë se kanë arritur në konstatimet të cilat mund të çojnë dejt trajtimit të ri në parandalimin e prishjes së dhëmbëve dhe kariesit me tabletë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata pretendojnë se kanë zbuluar një lloj të ri të bakteries e cila gjoja redukton efektin e baktereve të tjera që jetojnë në gojë dhe shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve.
Bakteria e llojit Streptococcus A12 zvogëlon acidin që ndikon në shkatërrimin e dhëmbëve, duke krijuar mikrobe të reja.