Gamze Türkoğlu Oğuz
25 Tetor 2016•Përditësim: 26 Tetor 2016
SAN FRANCISCO (AA) - Shkencëtarët nga Universiteti i Londrës kanë zbuluar se shqiptimi i gënjeshtrave të vogla e bën trurin e njeriut pa ndjenja dhe e inkurajon që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).
Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore "Nature Neuroscience" dhe në kuadër të hulumtimit është skanuar truri i njerëzve të përfshirë në eksperiment, i cili është i varur nga suksesi individual.
Bazuar në rezultatet e studimit u vërtetua se kur njeriu shqipton gënjeshtrën e parë, në kuadër të bërthamës së trurit, amigdal, shkaktohen lëvizje të konsiderueshme. Gjithashtu, është vërejtur se kur njëriu të vazhdon me shqiptimin e gënjeshtrave, reagimi në amigdal është shumë më i vogël.
Shkencëtarët nënvizojnë se rënia e dukshme e reagimeve në këtë pjesë të trurit gjatë vazhdimit të shqiptimit të gënjeshtrave, e inkurajon njeriun që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha.
Tali Sharot, një nga shkencëtarët i cili mori pjesë në këtë studim, tha se kur njeriu përgatitet të thotë gënjeshtra për ndonjë sukses personal, amigdali prodhon emocion negativ i cili mund të kufizojë kornizën e gënjeshtrës.