Yunus Kaymaz
04 Janar 2018•Përditësim: 05 Janar 2018
STAMBOLL (AA) - Sam Allardyce, trajneri i klubit të Premier Ligës angleze Everton, konfirmoi se është arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit turk të Beşiktaş-it, Cenk Tosun, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri anglez, para derbi ndeshjes së nesërme me Liverpool-in në kuadër të raundit të 3-të në Kupën e Federatës së Anglisë, mbajti një konferencë për shtyp.
Allardyce, në lidhje me pyetjen për transferimin e Cenk Tosun nga Beşiktaş, tha se: "Është arritur marrëveshje për transferimin e Cenk Tosun, është duke u punuar në detaje. Shpresoj që licenca i del në kohë dhe luan në ndeshjen e kupës".
Mediat britanike kishin pohuar se të dy klubet kanë arritur marrëveshje prej 27 milionë sterlina për transferimin e futbollistit 26 vjeçar.