Dejan Maksimoviç
26 Gusht 2017•Përditësim: 27 Gusht 2017
LIVERPOOL (AA) – Trajneri i ekipit anglez Everton, Ronald Koeman, tha se sulmuesi i Chelsea, Diego Costa, është i mirëseardhur në Goodison park, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër që të arrij në huazim, raporton Anadolu Agency (AA).
Costa këtë verë nuk u kthye në Chelsea me të cilën ka kontratë dhe shpreson të kalojë në Atletico Madrid, por klubi spanjoll ka ndalesë nga FIFA për sjelljen e lojtarëve deri në janar të vitit të ardhshëm.
“Gjithmonë kam thënë se çdo lojtar i mirë është i mirëpritur, ndërsa Costa është lojtar i mirë. Sigurisht edhe më tej kërkojmë të sjellim sulmues”, tha Koeman për mediat britanike.
Afati kalimtar veror përfundon të enjten, ndërsa pa marrë parasysh përforcimeet Wayne Roone dhe Gylfi Sigurdsson, trajneri holandez dëshiron të ketë opsione shtesë në sulm.