Serhat Bağbars
17 Prill 2017•Përditësim: 18 Prill 2017
STAMBOLL (AA) - Mesfushori spanjoll i Bayern Mynihut, Xabi Alonso, tha se në vitin 2009 ka qenë afër transferimit të tij në Barcelonë, para se të nënshkruajë për Real Madridin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Futbollisti 35 vjeçar, në intervistën e tij për gazetën spanjolle El Pais tha se në periudhën kur Josep Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës, kanë dashur ta transferojnë atë. "Kur Liverpooli deshi të më dërgojë u ktheva kah Barcelona", tha ai.