Dejan Maksimoviç
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
MADRID (AA) – Enzo Zidane (21) shfrytëzoi rastin që ia dha trajneri i Real Madridit dhe babai i tij Zinedine për ti treguar aftësitë e tij në Copa del Rey kundër Cultural Leonesa dhe arriti të shënojë një gol në rezultatin përfundimtar 6:1. Një ditë pas debutimit pasi shkëlqeu në fanellën e klubit mbretëror, Zidane i ri tha se ëndrra e tij u bë realitet, raporton Anadolu Agency (AA).
Enzo në lojë hyri në fillim të pjesës së dytë dhe tundi rrjetën 18 minuta pasi u fut në fushë.
"Të shënosh gol në debutim për Real Madridin ishte ëndrra ime. Me të vërtetë jam shumë i lumtur që kjo ka ndodhur në Bernabeu dhe që fituam. Ishte një natë e veçantë. Prita rastin tim dhe m'u dha. Ky është vetëm fillimi dhe duhet të vazhdojë të punoj ashtu që të fitoj shanse tjera që të luaj dhe të ndihmoj ekipin. Lojtarët e vjetër të ekipit, mua dhe lojtarët tjerë të rinj i trajtojnë shumë mirë. Gjatë gjithë kohës shumëçka kam mësuar vetëm duke shikuar lojtarët më të mirë në botë", ka thënë Enzo Zidane për portalin zyrtarë të internetit të Real Madridit.