Dejan Maksimoviç
13 Maj 2017•Përditësim: 14 Maj 2017
LONDËR (AA) – Klubi i futbollit Chelsea ka fituar titullin e gjashtë të kampionit të Anglisë në historinë e saj. Këtë herë, për të fituar trofeun, pas Ted Drake, Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho tre herë, kësaj radhe ia arriti Antonio Conte, i cili verën e kaluar erdhi në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër West Bromwich Albion në të cilën Chelsea, me fitoren 1:0 siguroi stitullin, trajneri italian falënderoi lojtarët për përkushtimin e tyre gjatë gjithë sezonit.
"Mendoj se kjo e arritur është sukses i madh për lojtarët e mi. Duhet të them, i falënderoj për përkushtimin e tyre dhe punën e mundimshme. Këtë sezon lojtarët kanë treguar përkushtim të lartë, durim, vullnet dhe dëshirë në përpjekje për rezultate të mëdha. Tani, pas këtij triumfi, duhet të jemi të kënaqur. Nuk ishte e lehtë ardhja ime në Angli dhe ballafaqimi me shprehi të reja, tjetër gjuhë dhe të trashëgojë lojtarët që kanë kaluar një sezon jo të mirë", ka thënë Conte.
Gjatë kohë Chelsea në Hawtorns nuk arriti të gjente golin ndaj WBA-së, kështu që Conte në minutën e 76-të bëri një veprim të rëndësishëm duke futur në lojë Michy Batshuayi në vend të Pedro-s.
Vetëm gjashtë minuta më vonë lojtari i përfaqësuses belge solli rezultatin 1:0, me çka klubi londinez siguroi titullin e gjashtë dy xhiro para përfundimit të këtij sezoni në Premier Ligën angleze.