Dejan Maksimoviç
22 Shtator 2018•Përditësim: 23 Shtator 2018
LONDËR (AA) – Futbollisti anglez Gary Cahill, i cili luan për londinezët e Chelsea, deklaroi se “nëse vazhdon të qëndrojë në pankinën e rezervistëve, do të kërkojë nga klubi të largohet në janar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lojtari i cili pas vetes ka lojëra të shkëlqyera në fanellën e Chelsea, këtë sezon nën drejtimin e Maurizio Sarri nuk ka regjistruar asnjë minutë në fushën e blertë. Paraardhësi i tij, Antonio Conte, luante rregullisht si një kapiten pothuajse të pazëvendësueshëm. Cahill, aktualisht 33 vjeçar, kohë më parë i tha lamtumirë kombëtares së Anglisë.
“Duhet të mendoj për të ardhmen time. Për mua do të jetë shumë e vështirë të punoj këtë sezon. Jam i vetëdijshëm se futbolli ndonjëherë nuk i pret njerëzit të cilët do të duhet të marrin një vendim për të vazhduar më tutje. Është e qartë se klubi ka përparësi, por nëse unë vazhdoj të qëndroj në stol, shpresoj që klubi do ta respektojë vendimin tim kur të vijë koha", tha Cahill për mediat britanike.
Ai mbërriti në Chelsea në janar të vitit 2012, dukë bërë një transferim nga Bolton. Më herët ka luajtur për Aston Villa, Burnley dhe Sheffield United.
Për londinezët e Chelsea ka regjistruar 282 ndeshje në të cilat ka shënuar 25 gola.