Dejan Maksimoviç
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
LONDËR (AA) – Klubi anglez i futbollit Chelsea zyrtarisht ka konfirmuar ardhjen e Alexandro Pato në huazim gjashtë-mujore nga ekipi brazilian Corinthians, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë javës, Pato mbërriti në Londër, ku iu nënshtrua ekzaminimit mjekësor, duke kryer të gjitha detajet e nevojshme për ardhjen e tij në "Stamford Bridge".
"Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Chelsea. Kjo për mua është si një ëndërr. Me padurim pres të takohem dhe të njihem me bashkëlojtarët e mi të rinj", ka thënë Pato.
Ai tha se me padurim e pret paraqitjen e tij të parë për Chelsean. "Falënderoj klubin për besimin e dhënë. Shpresoj se do të përmbush pritjet e klubit dhe tifozëve", tha Pato në faqen e internetit të Chelsea-t.