Elvir Hociç
02 Shkurt 2017•Përditësim: 03 Shkurt 2017
LONDËR (AA) – Ish-lojtari i kombëtares angleze, Frank Lampard, bëri të ditur se i jep fund karrierës profesionale futbollistike, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pas 21 sezoneve të jashtëzakonshme, kam vendosur që tani është koha e duhur që të përfundojë karrierën si lojtar”, porositi Lampard dhe me këtë rast falënderoi West Ham, Chelsea dhe Manchester City, klubet në të cilat luajti në Premier ligën angleze.
Paralelisht me këtë, Lampard u shpreh se pjesa më e madhe e zemrës së tij i takon ekipit londinez Chelsea në të cilën përjetoi shumë momente të lumtura dhe të suksesshme.
“Asnjëherë nuk do të harroj çastin të cilin Chelsea ma dha dhe sukseset të cilat kemi realizuar bashkarisht. Është e pamundur të numëroj të gjithë emrat dhe ndaras t’u falënderoj për të gjithë mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë 13 viteve në këtë klub”, tha Lampard.