Hüseyin Burak Demirer
10 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Pretendohet se ekipi futbollistik i La Ligës së Spanjës Barcelona ka vendosur në listën e shitjes futbollistin e kombëtares turke Arda Turan të cilin e kishte transferuar para fillimit të sezonit 2015-16, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas pohimeve të gazetës spanjolle Marca, Turan dëshiron të qëndrojë në Barcelonë por klubi me transferimin e Denis Suarezit ka hequr dorë nga futbollisti turk.
Madje, thuhet se ekipi katalunjas është i hapur për shitjen e Turanit të cilin e transferoi për 34 milionë dollarë nga Atletico Madrid.
Më tej bëhet e ditur se Turan nuk ka luajtur deri në muajin janar për shkak të ndalimit të transferit të dhënë nga FIFA për Barcelonën.
Gazeta spanjolle shkruan se futbollisti turk mund të bëhet pjesë e Premier Ligës Angleze prej ku ka marrë oferta para transferimit në Barcelonë.