Doga Kirmizioglu
20 Nëntor 2015•Përditësim: 21 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Në javën e dymbëdhjetë të Ligës së parë të Spanjës (La Liga), Real Madridi nesër do të ballafaqohet me liderin Barcelonën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në "El Clasico-n" e cila do të luhet në javën e dymbëdhjetë të Ligës, Real Madridi i cili me 24 pikë vazhdonë garën për kampionatin në stadiumin "Santiago Bernabeu" do të presë Barcelonën e cila me 27 pikë është në pozitën e parë.
Karta më e rëndësishme e nikoqirit do të jetë Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i cili këtë sezon në ligë ka shënuar 8 gola, ndanë vendin e 3-të në garën e golashënuesve me Imanol Agirretxe-n nga Real Sociedadi.
Ende nuk është e sigurt nëse Lionel Messi do të luajë apo jo, i cili pavarësisht lëndimit se nuk mund të luajë rreth 2 muaj ka filluar trajnimet brenda javës. Nëse ylli argjentinas nuk do të luaj, Barcelona i beson formës së shkëlqyer të Neymar-it i cili me 11 gola të shënuar është i pari në listën e golashënuesëve dhe yllit uruguajan Luiz Suarez i cili ka shënuar 9 gola.
Për shkak të sulmeve terroriste të cilat javën e kaluar ndodhën në Paris, para dhe pas ndeshjes do të merren masa të jashtëzakonshme të sigurisë. Në këtë kontekst, në stadiumin "Santiago Bernabeu" dhe përreth tij do të angazhohen të paktën 2.400 oficerë të sigurisë prej të cilëve 1.000 do të jenë policë.