Hüseyin Burak Demirer
17 Dhjetor 2018•Përditësim: 18 Dhjetor 2018
ANKARA (AA) - Në qendrën e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për gjashtëmbëdhjet klubet që do të garojnë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të të tetes së finales së Ligës së Kampionëve do të luhen më 12-13 dhe 19-20 shkurt, kurse ato të kthimit më 5-6 dhe 12-13 mars.

Përballjet që janë caktuar pas hedhjes së shortit janë si në vijim:
Schalke 04 (Gjermani) - Manchester City (Angli)
Atletico Madrid (Spanjë) - Juventus (Itali)
Manchester United (Angli) - Paris Saint-Germain (Francë)
Tottenham (Angli) - Borussia Dortmund (Gjermani)
Olympique Lyon (Francë) - Barcelona (Spanjë)
Roma (Itali) - Porto (Portugali)
Ajax (Holandë) - Real Madrid (Spanjë)
Liverpool (Angli) - Bayern Munich (Gjermani)