Can Erözden
04 Gusht 2022•Përditësim: 05 Gusht 2022
Skuadra e futbollit Chelsea ka transferuar në radhët e saj të riun anglez Carney Chukwuemeka, tha klubi anglez i Premierligës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Carney Chukwuemeka ka rënë dakord për kushtet e një kontrate gjashtëvjeçare me Chelsea-n dhe ka përfunduar transferimin e tij nga Aston Villa”, tha Chelsea në një deklaratë.
Mesfushori 18-vjeç ndihmoi Anglinë të fitonte kampionatin UEFA EURO U-19 më 1 korrik.
Anglia mundi Izraelin 3-1 në finale, ndërsa Chukwuemeka shënoi në kohën shtesë.
Pas mbërritjes së tij në Stamford Bridge, Chukwuemeka ka thënë se është i lumtur që është lojtar i Chelsea-t.
“Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të futem në fushë, të takoj të gjithë lojtarët dhe të përpiqem të fitoj ndeshje dhe trofe me Chelsea-n”, ka deklaruar ai.
Chukwuemeka, produkt i Aston Villa-s, ka luajtur 16 ndeshje për klubin.