Muhammed Enes Çallı
15 Mars 2022•Përditësim: 16 Mars 2022
Futbollisti danez, Christian Eriksen për herë të parë është rikthyer në kombëtare që kur pësoi arrest kardiak gjatë një ndeshjeje në "EURO 2020" në qershor të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori i Brentford–it u thirr në skuadrën e Danimarkës prej 23 lojtarësh të martën për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Holandës dhe Serbisë në mars.
Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë një ndeshje të Grupit B të "EURO 2020" kundër Finlandës në stadiumin "Parken" të Kopenhagës më 12 qershor.
Ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe doli nga spitali më 18 qershor.
Eriksen nuk bëri paraqitje për Interin dhe Danimarkën për disa muaj përpara se t'i bashkohej skuadrës angleze të Premier Ligës Brentford në një transferim gjatë afatit kalimtar të dimrit.