Selçuk Buğra Gökalp
07 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Kawhi Leonard shkëlqeu në radhët e skuadrës Los Angeles Clippers për ta ndihmuar atë drejt fitores 126:111 ndaj Dallas Mavericks-it në ndeshjen e së dielës në NBA për të marshuar në gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi All-Star Leonard përfundoi ndeshjen me 28 pikë, dhjetë kërcime dhe nëntë asistime për Clippers-in në ndeshjen e shtatë kundër Mavericks-it në Los Angeles.
Clippers fituan serinë 4:3, ndërsa në gjysmëfinale do të përballen me skuadrën Utah Jazz.
Ylli slloven i Dallasit, Luka Doncic, pati një paraqitje dominante, duke shënuar 46 pikë dhe 14 asistime. Megjithatë, Mavericks nuk arriti të triumfojë.
Sulmuesi i Clippers-it, Marcus Morris Sr. shënoi 23 pikë dhe shoku i tij i skuadrës Paul George shënoi 22 pikë dhe dhjetë asistime.
Clippers do të vizitojë Jazz-in të martën.
- Hawks kryesojnë 1:0 në gjysmëfinalen e Lindjes
Atlanta Hawks mundën Philadelphia 76ers-in 128:124, duke kaluar në epërsi 1:0 në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore.
Skuadra mysafire, Hawks, shënoi një fitore të ngushtë me përpjekjet maksimale të basketbollistit Trae Young në Qendrën Wells Fargo në Philadelphia.
Young shënoi 35 pikë dhe dhjetë asistime për të sjellë një fitore në Atlanta.
Nga ana tjetër, Hawks shënuan 20 trepikësh kundër 76ers-it, një nga arsyet kryesore për fitoren në ndeshjen e parë.
Clint Capela kishte një "double-double" me 11 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa John Collins dhe Bogdan Bogdanovic kontribuan me 21 pikë secili për Hawks.
Joel Embiid në radhët e 76ers-it grumbulloi 39 pikë dhe kishte nëntë kërcime, duke u bërë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes.
Seth Curry shënoi 21 pikë për Philadelphia-n.
Ylli i 76ers-it, Tobias Harris, regjistroi 20 pikë dhe dhjetë kërcime.
Ndërkohë, mbrojtësi turk i Philadelphia-s, Furkan Korkmaz, i cili luajti 11 minuta, shënoi shtatë pikë dhe katër kërcime.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet të martën në Philadelphia.