Dejan Maksimoviç
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Futbollisti i Chelsea, Cesc Fabregas deklaroi se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të arsyetojnë rrogat e tyre të mëdha dhe të fillojnë të luajnë si lojtarë të mëdhenj, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampioni aktual ndodhet një pikë larg zonës së rrezikut në Premier ligën angleze. Të hënën shënuan disfatën e nëntë në sezon me Leicester, i cili është lider senzacional. Pas ndeshjes trajneri Jose Mourinho tha se ndihet i tradhtuar nga lojtarët në punën e tij.