Can Erözden
06 Janar 2022•Përditësim: 09 Janar 2022
Klubi amerikan i basketbollit Dallas Mavericks tërhoqi fanellën e Dirk Nowitzki-t në një ceremoni për nder të ish-basketbollistit gjerman, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mavericks mposhtën liderin e Konferencës Perëndimore Golden State Warriors 99:82 në ndeshjen e NBA-së në Dallas dhe pas ndeshjes u mbajt një ceremoni për nder të Nowitzki, ish-qendrës së skuadrës.
Nën kupolën e sallës u ngrit fanella me numrin 41 të kampionit të NBA-së nga viti 2011.
Nowitzki, 43-vjeç, luajti 21 sezone për Mavericks nga 1998 deri në 2019.
Disa lojtarë nga ekipi i kampionatit të vitit 2011, përfshirë trajnerin e Dallasit, Jason Kidd, morën pjesë në ceremoninë e ish-shokut të tyre të skuadrës.
Publiku në Qendrën e American Airlines brohoriste "MVP! MVP!" kur Nowitzki doli në fushë për të mbajtur një fjalim.
"Ajo që vlerësoj më shumë është se kjo shtyllë më ka mbështetur gjatë periudhave të vështira të play-off-eve dhe humbjeve. E dini çfarë, ajo shtyllë jeni ju. Faleminderit", tha Nowitzki, duke falënderuar tifozët e Mavericks për mbështetjen e tyre shumëvjeçare.
Nowitzki është lojtari i dhjetëfishtë All-Star i NBA-së dhe është përzgjedhur njëmbëdhjetë herë në ekipin All-NBA, ndërsa një herë është emëruar Lojtari më i vlefshëm i ligës.