Dejan Maksimoviç
22 Nëntor 2018•Përditësim: 23 Nëntor 2018
DALLAS (AA) – Basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki në dhjetor pritet të hyjë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Nowitzki, i cili po rikuperohet pas një operacioni në nyjen e këmbës, tha se do t'i kthehet parketit në dhjetor. Kështu, gjermani do të fillojnë sezonin e 21-të në ligën NBA, në fanellën e Dallas Mavericks. Me këtë ai do të bëhet lojtari i parë i basketbollit në historinë e NBA-së që luajti për të njëjtin ekip për 21 sezone.
Tani për tani, Nowitzki ende ndan rekordin me Kobe Brayant i cili ka 20 sezone që ka luajtur në fanellën e Los Angeles Lakers, dhe ka dalë në pension në vitin 2016.
"Është e vështirë kur ju nuk bëni shumë gjëra për tetë javë, por këtu është një 40-vjeçar i cili ia ka nisur nga fillimi duke u përpjekur për t'u kthyer në formë për të luajtur minutat në NBA. Shpresoj se do t'ia dal së shpejti. Shpresoj se diku në dhjetor do të jem gati dhe se trupi do të reagojë në mënyrën më të mirë. Arsyeja se pse kam ngadalësuar rikuperimin është se dua të jem i shëndetshëm kur dal në parket për pjesën tjetër të sezonit. Nuk dua të kthehem shumë shpejt dhe të më përsëritet situata nga disa sezona më parë", tha Nowitzki.
Basketbollisti gjerman karrierën e filloi në DJK Wurzburg Club në qytetin e lindjes. Në vitin 1998 u mor nga Milwaukee Bucks dhe më pas kaloi në Dallas Mavericks. Me klubin nga Teksasi, Nowitzki ka bërë një kontratë të pashkëputur ndërsa pikën kulminante e ka përjetuar në vitin 2011. Aso kohe i solli Dallasit titullin e kampionit të NBA-së dhe mori titullin e lojtarit më të suksesshëm (MVP) të serisë finale.
Ai madje 13 herë mori pjesë në 'All-Star' të NBA-së. Po ashtu edhe me ekipin kombëtar gjerman pati shumë sukses. Në botërorin e vitin 2002 fitoi bronzin, kur u shpall lojtari më i mirë i Kupës Botërore dhe tre vjet më vonë morën medaljen e argjendit në Kupën e Evropës. Gjithashtu dhe në këtë garë ai u zgjodh si lojtari më i mirë.