Fatih Erel
06 Janar 2022•Përditësim: 07 Janar 2022
Portierët yje, të cilët treguan diferencë me paraqitjen e tyre në Evropë, lanë gjurmë në vitin 2021 në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Portierët që kanë luajtur në Evropë kanë arritur që emrat e tyre të përmenden me performancat që ata kanë treguar në ekipet e tyre kombëtare ose në liga.

Pesë portierët që kanë lënë gjurmë në vitin 2021:
- Gianluigi Donnarumma (Milan/Paris Saint-Germain, Italia)
Portieri italian Gianluigi Donnarumma, i cili me fanellën e kombëtares së Italisë fitoi Kampionatin Evropian të Futbollit 2020, që u zgjodh lojtari më i mirë i kampionatit dhe i cili u transferua nga ekipi Milan në Ligën e parë Italiane (Serie A) tek ekipi Paris Saint-Germain (PSG) në ligën e parë të Francës (Ligue 1) u vlerësua portieri më i mirë i sezonit 2020-2021 nga revista France Football.
Donnarumma, spikati me performancën dhe pritjet e penalltive në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale që rezultuan me penallti të vazhdueshme në Kampionatin Evropian të Futbollit 2020.
Portieri italian i cili e mbylli portën e tij në 15 nga 48 ndeshjet me fanellën e Milanit sezonin e kaluar, pësoi 54 gola.
Gjithashtu Donnarumma, ka pësuar 9 gola në 5 nga 12 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon deri më tani në PSG.
- Edouard Mendy (Chelsea, Senegal)
Chelsea u bë kampion në UEFA Champions League për sezonin 2020-2021 duke fituar me rezultatin 1-0 përballë Manchester City. Në këtë sukses ka pasur një pjesë të rëndësishme edhe Edouard Mendy, portieri senegalez i Chelsea.
Me paraqitjen e një performance të mrekullueshme në sezonin 2020-2021 në UEFA Champions League, Mendy, ka mbyllur portën në 9 prej 12 ndeshjeve, ndërsa ka pësuar vetëm 3 gola në 3 ndeshje.
Sezonin e kaluar portieri mbylli portën për golat në 25 nga 45 ndeshje dhe nuk mundi të pengojë 30 gola.
Portieri senegalez 29-vjeçar mbylli portën e tij në 12 nga 26 ndeshjet në të gjitha përballjet këtë sezon dhe ka pësuar gjithsej 18 gola.
- Ederson (Manchester City, Brazil)
Ederson, ka treguar kontribute që ekipi Manchester City të arrijë titullin kampion në Premier Ligë në sezonin 2020-2021. Me fanellën e veshur në ligë ai ka mbyllur portën në 19 prej 36 ndeshjeve dhe nuk ka mundur të pengojë 28 gola në portën e tij.
Portieri i ekipit i cili ka treguar një sukses për rritjen në finale në sezonin 2020-2021 në UEFA Champions League, në 7 prej 12 ndeshjeve nuk ka pësuar gol në portën e tij, ndërsa në ndeshjet e tjera ka pësuar 5 gola.
Portieri brazilian në të gjithë sfidat në sezonin e kaluar ka mbyllur portën e tij për golat në 26 prej 48 ndeshjeve dhe nuk ka mundur të pengojë 33 gola.
Ndërsa këtë sezon portieri 28-vjeçar ka mbyllur portën në 11 prej 25 ndeshjeve dhe ka pësuar 21 gola.
- Manuel Neuer (Bayern Munich, Gjermani)
Në Ligën e Parë të Futbollit të Gjermanisë (Bundesliga), Bayern Munich arriti titullin kampion në sezonin 2020-2021. Portieri i ekipit Manuel Neuer, ka debutuar në 33 ndeshje, ka pësuar 42 gola dhe ka mbyllur portën e tij në 9 ndeshje.
Bayern Munich, fitoi me rezultatin 1-0 ndaj ekipit meksikan Tigres në finalen e Kupës së Botës për Klubet FIFA 2020 duke arritur një fund të lumtur edhe në këtë organizim. Portieri 35-vjeçar në këtë përballje mbrojti portën e ekipit të tij.
Neuer, në të gjithë sfidat në sezonin e kaluar ka mbyllur portën për golat në 14 prej 46 ndeshjeve dhe nuk ka mundur të pengojë 55 gola.
Këtë sezon Neuer, ka mbyllur portën e tij për golat në 10 prej 25 ndeshjeve dhe ka pësuar 25 gola.
- Jan Oblak (Atletico Madrid, Sllovenia)
Ndërkohë ka kryesuar me performancën e tij edhe Jan Oblak, portieri i ekipit Atletico Madrid i cili arriti titullin kampion përballë Real Madrid dhe Barcelonës në fund të sezonit 2020-2021 në Ligën e Parë Spanjolle (La Liga).
Portieri 28-vjeçar, sezonin e kaluar u bë portieri që ka kryer më shumë pritje në La Liga.
Në të gjithë sfidat e sezonit të kaluar, Oblak performoi në 46 ndeshje ku në 20 prej tyre ka mbyllur portën për golat dhe nuk ka mundur të pengojë 36 gola.
Oblak, këtë sezon ka mbyllur portën e tij për golat në 7 prej 25 ndeshjeve dhe ka pësuar 30 gola.