Hüseyin Burak Demirer
02 Maj 2016•Përditësim: 02 Maj 2016
ANKARA (AA) - Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së UEFA Ligës së Kampionëve do të zhvillohen nesër dhe pasnesër (3 dhe 4 maj), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales në turneun më të madh të nivelit të klubeve të futbollit të Evropës, do të luhen nesër dhe të mërkurën. Arbitri i ndeshjes së nesërme mes Bayern Mynihut dhe Atletico Madridit do të jetë arbitri nga Turqia, Cuneyt Cakir.
Ndërsa ndeshja finale në UEFA Ligën e Kampionëve, do të luhet më 28 maj në stadiumin San Siro të Milanos.
Programi i ndeshjeve të UEFA Ligës së Kampionëve të cilat do të zhvillohen në orën 20.45 është siç vijon:
Nesër:
Bayern Mynih (Gjermani) - Atletico Madrid (Spanjë) (0-1)
4 maj:
Real Madrid (Spanjë) - Manchester City (Angli) (0-0)