Dejan Maksimoviç
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka shpallur sot rang listën e ekipeve për vitin 2015 në të cilën Maqedonia radhitet e 13-ta, raporton Anadolu Agency (AA).
Ngjitjen më të madhe në tabelën e rangimit e ka shënuar kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) nga vendi i 30 në vendin e 22-të, ndërkohë që kreu i tabelës për ekipet më të sukseshme edhe këtë vit është i rezervuar për Francën me 320 pikë.
Vijon Spanja me 244, ndërsa nga vendet e rajonit më e suksesshme është kombëtarja e Sllovenisë me 172 pikë të tubuara në vendin e gjashtë, pastaj Kroacia në vendin e tetë me 148 pikë, Maqedonia e 13-ta me 100 pikë, Serbia e 15-ta me 86, Mali i Zi në vendin e 24-të me 36 pikë ndërsa Kosova ka zënë vendin e 41-të me katër pikë.
Top dhjetëshi i kombëtareve më të suksesshme është si vijon: Franca, Spanja, Danimarka, Suedia, Gjermania, Sllovenia, Polonia, Kroacia, Islanda dhe Norvegjia.