Mutlu Demirtaştan
12 Shkurt 2016•Përditësim: 12 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Ish futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Cityt u kthye në Brazil dhe firmosi kontratë dy vjeçare me ekipin e ligës së parë Atletico Mineiro, raporton Anadolu Agency (AA).
Robinho (32) kishte kontratë një-vjeçare me kampionin kinez Guangzhou Evergrande e cila skadoi në fillim të shkurtit.
Mediat braziliane thonë se sulmuesi brazilian nuk ka dashur më të luajë në Kinë.
Edhe pse mediat kanë pritur se do të firmos kontratë me klubin e tij Santos, për të cilin ka luajtur tre herë, Robinho në fund ka vendosur për Atletico Mineiro nga Belo Horizonte.