Elvir Hociç
07 Janar 2016•Përditësim: 08 Janar 2016
SHKUP (AA) – Federate Botërore e Futbollit (FIFA) sot ka përditësuar rang listën Coca-Cola të ekipeve kombëtare, ku nuk vërehet ndryshim në dhjetë vendet e para. Belgjika akoma kryeson tabelën, Kroacia është në pozitën e 18-të, më e mira në rajon, kurse Shqipëria mban pozitën e 38-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Belgjika, Argjentina, Spanja, Gjermania, Kili, Brazili, Portugalia, Kolumbia, Anglia dhe Austria ende janë në grupin e dhjetë ekipeve më të forta të botës në ranglistën e FIFA-s.
Nga vendet e rajonit, Kroacia renditet e 18-ta, e ndjekur nga Turqia në pozitën e 21, Bosnjë e Hercegovia e 22 dhe Shqipëria në pozitën e 38-të.
Serbia, së bashku me Xhamajkën, janë në vendin e 55-të, e ndjekur nga Sllovenia e 61. Më së keqi në rajon qëndrojnë Mali i Zi dhe Maqedonia në vendin e 85, gjegjësisht e 138-ta.