Hüseyin Burak Demirer
01 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
ANKARA (AA) – Nesër fillojnë ndeshjet e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në gjysmëfinalet e turneut numër një në nivel klubi në futbollin evropian nesër do të luhen ndeshjet Real Madrid (Spanjë) – Atletico Madrid (Spanjë) dhe të mërkurën më 3 maj Monaco (Francë) – Juventus (Itali). Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 20:45.
Finalistët do të caktohen pas ndeshjeve të kthimit të cilat do të luhen më 9 dhe 10 maj.
Nikoqir i ndeshjes finale e cila do të luhet më 3 qershor do të jetë stadiumi kombëtar në kryeqytetin e Uellsit në Kardif.