Yunus Kaymaz
20 Tetor 2017•Përditësim: 21 Tetor 2017
STAMBOLL (AA) - Sezoni i 16-të i MotoGP, i cili është një prej organizimeve më të mëdha të sportit me motorë në botë, do të organizohet në Australi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e cila do të zhvillohet në pistën prej 4.4 km e cila mban emrin e njëjtë me ishullin Phillip, do të fillojë ditën e diel, në orën 07.00.
Në 15 garat e kaluara në MotoGP bëhet e ditur se 9 prej tyre i kanë fituar pilotët spanjollë, ndërsa 6 pilotët italianë. Spanjolli Marc Marquez i ekipit Repsol Honda ka fituar garat në etapën e katërt, të nëntë, të dhjetë, të trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetën, ndërsa spanjolli Maverick Vinales nga ekipi Movistar Yamaha të parën, të dytën dhe të pestën, si dhe Dani Pedrosa po nga i njëjti vend ka fituar garën në etapën e katërt. Gjithashtu garën e etapës së gjashtë, shtatë, të njëmbëdhjetë, të dymbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë i ka fituar italiani Andrea Dovizioso nga ekipi i Ducati-t, ndërsa italiani Valentino Rossi nga ekipi Movistar Yamaha garën në etapën e tetë.
Klasifikimi i pilotëve
Pikët dhe radhitja e 5 të parëve në klasifikimin e pilotëve pas 15 garave të para të sezonit është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanja) - 244 pikë
2. Andrea Dovizioso (İtalia) - 233
3. Maverick Vinales (Spanja) - 203
4. Dani Pedrosa (Spanja) - 170
5. Valentino Rossi (İtalia) - 168