Satuk Buğra Kutlugün
02 Dhjetor 2017•Përditësim: 02 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Super Liga e Turqisë në futboll këtë fundjavë sjell një ndeshje derbi, më konkretisht duelin mes dy gjigantëve të futbollit turk, Beşiktaş - Galatasaray, i cili luhet sonte në stadiumin Vodafone Park në orën 19:30, sipas orës lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim për gazetarët mbrëmë gjatë një eventi në Vodafone Park, presidenti i Beşiktaş-it, Fikret Orman tha se “shpreson për një derbi i cili do të vendoset nga lojtarët”, duke i uruar fat gjyqtarit të ndeshjes Firat Aydinus.
"Nuk dua të komentoj referin për të parandaluar secilin manipulim të mundshëm. Zoti qoftë me të, në mënyrë që ndeshja të përcaktohet nga lojtarët në fushë”, tha Orman. Ai u shpreh se deri në xhiron e fundit të luajtur, liga e Turqisë ka ecur në një drejtim të balancuar. "Dallimi mes të parit dhe të tetit në tabelë nuk është aq i madh”, u shpreh ai.
Për këtë ndeshje ka folur edhe presidenti i Galatasaray-it, Dursun Ozbek, i cili deklaroi mbrëmë se Beşiktaş-i dhe Galatasaray-i janë dy ekipe të shquara, me shpresë se atmosfera në tribuna do të jetë e këndshme për publikun. “Do të jetë një sfidë e mrekullueshme sepse të dyja ekipet po kalojnë përmes një forme të mirë”, tha ai.
Tabelën e klasifikimit e kryeson Galatasaray-i me 29 pikë, gjashtë më shumë se Beşiktaş-i i cili aktualisht mban pozitën e katërt në tabelë.
Çiftet e fundjavës
E Shtunë:
Akhisarspor - Yeni Malatyaspor
Karabükspor - Göztepe
Beşiktaş - Galatasaray
E Diel:
Konyaspor - Bursaspor
Gençlerbirliği - Sivasspor
Başakşehir - Osmanlıspor
Fenerbahçe - Kasımpaşa
E Hënë:
Trabzonspor - Antalyaspor
Alanyaspor - Kayserispor
Tabela
| EKIPET | N | F | B | H | GP | G | +/- | Pts. |
| 1. | GALATASARAY | 13 | 9 | 2 | 2 | 29 | 14 | 15 | 29 |
| 2. | BASAKSEHIR | 13 | 8 | 3 | 2 | 24 | 15 | 9 | 27 |
| 3. | FENERBAHCE | 13 | 6 | 5 | 2 | 26 | 17 | 9 | 23 |
| 4. | BESIKTAS | 13 | 6 | 5 | 2 | 19 | 12 | 7 | 23 |
| 5. | KAYSERISPOR | 13 | 6 | 5 | 2 | 20 | 15 | 5 | 23 |
| 6. | BURSASPOR | 13 | 6 | 3 | 4 | 24 | 16 | 8 | 21 |
| 7. | GOZTEPE | 13 | 6 | 3 | 4 | 24 | 21 | 3 | 21 |
| 8. | TRABZONSPOR | 13 | 5 | 4 | 4 | 25 | 27 | -2 | 19 |
| 9. | SIVASSPOR | 13 | 6 | 1 | 6 | 19 | 21 | -2 | 19 |
| 10. | KASIMPASA | 13 | 5 | 3 | 5 | 22 | 22 | 0 | 18 |
| 11. | AKHISARSPOR | 13 | 5 | 3 | 5 | 18 | 21 | -3 | 18 |
| 12. | ALANYASPOR | 13 | 5 | 2 | 6 | 25 | 24 | 1 | 17 |
| 13. | YENI MALATYASPOR | 13 | 4 | 3 | 6 | 16 | 20 | -4 | 15 |
| 14. | ANTALYASPOR | 13 | 3 | 4 | 6 | 14 | 22 | -8 | 13 |
| 15. | KONYASPOR | 13 | 3 | 2 | 8 | 13 | 18 | -5 | 11 |
| 16. | OSMANLISPOR | 13 | 3 | 2 | 8 | 19 | 26 | -7 | 11 |
| 17. | KARABUKSPOR | 13 | 2 | 2 | 9 | 13 | 23 | -10 | 8 |
| 18. | GENCLERBIRLIGI | 13 | 2 | 2 | 9 | 14 | 30 | -16 | 8
|