Dejan Maksimoviç
02 Dhjetor 2017•Përditësim: 02 Dhjetor 2017
MOSKË (AA) – Pas shortit për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, trajneri i kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli, deklaroi se sikur një ëndërr do të ishte finalja në të cilën do të takoheshin Lionel Messi dhe Neymar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas shortit u bë e qartë se ekziston mundësia që Argjentina dhe Brazili të mos takohen në finale, natyrisht, me zhvillimin e favorshëm të situatës nga të dy kombëtaret.
I pyetur se çfarë mendon për atë nëse në finale mund të takohen ish-lojtarët e Barcelonës, Sampaoli tha: “Kjo do të ishte si ëndërr, finale me Brazilin. Neymar kundër Messi-t. Kjo do të ishte e pabesueshme. Shpresoj se kjo ëndërr të plotësohet”.
Argjentina gjendet në grupin “D” me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën, ndërsa Brazili në grupin “E” me Zvicrën, Serbinë dhe Kosta Rikën.
Kampionati Botëror në Rusi do të luhet nga 14 qershori deri më 15 korrik të vitit 2018. Kombëtaret janë të ndara në tetë grupe me nga katër ekipe, ndërsa në tetën e finales do të plasohen nga dy përfaqësueset e para në tabelë.