Bakir Tiro
12 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Katër ndeshjet e pjesëmarrësve për kampionatin e ardhshëm evropian të futbollit, i cili do të zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik të vitit të ardhshëm në Francë, fillojnë sot. Ndeshja e parë në play-off-it për Euro 2016 sonte në ora 20:45 në Oslo do të zhvillohet në mes Norvegjisë dhe Hungarisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Norvegjezët janë favoritë sipas rejtingut, madje shumë do të thonë edhe për nga cilësia. Megjithatë, hungarezët pretendojnë se atyre nuk u mungon vullneti dhe njohuria për t'u kualifikuar në gara të mëdha, të cilat i presin me vite.
Një ditë pas duelit në Norvegji, në Zenicë do të përballen Bosnjë e Hercegovina dhe Republika e Irlandës. Të shtunën, më 14 nëntor, do të luhen dy ndeshjet e play-off-it. Në Kiev do të takohen Ukraina dhe Sllovenia. Suedia do të presë Danimarkën në derbin skandinav.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 15 nëntor, kur hungarezët do ti presin norvegjezët. Pra, të dielën në mbrëmje do të dihet se kush është pjesëmarrës në Kampionatin evropian. Në ndeshjet e mbetura të kthimit më 16 nëntor në Dublin do të përballen Irlanda dhe Bosnjë e Hercegovina, ndërsa më 17 nëntor Sllovenia - Ukraina dhe Danimarka - Suedia.