Elvir Hociç
18 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
NYON (AA) - Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës sot janë tërhequr dyshet e barazhit për kualifikimet në “EURO 2016”. Ekipi kombëtar i futbollit të Bosnje dhe Hercegovinës për kundërshtarë do të ketë ekipin e Republikës së Irlandës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjet e tjera të barazhit do të takohen Ukrainë-Slloveni, Suedi-Danimarkë dhe Norvegji-Hungari.
Ndeshjet e para të barazhit do të luhen më 12, 13 dhe 14 nëntor, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 15, 16 dhe 17 nëntor të këtij viti. Ukraina, Suedia, Bosnja e Hercegovina dhe Norvegjia do të jenë pritëse të takimeve të para.
Katër fituesit e dy ndeshjeve të barazhit do t'ju bashkëngjiten vendit pritës Francës dhe 19 ekipeve, të cilat me ndeshjet e mëparshme të fazës së grupeve arritën të kualifikohen në mesin e ekipeve më të mira të Evropës.
Kampionati Evropian, i cili do të zhvillohet nga 10 qershori deri në 10 korrik të vitit të ardhshëm, do të luhet në dhjetë qytete franceze, shkruan Anadolu Agency.