Hüseyin Burak Demirer
29 Korrik 2019•Përditësim: 30 Korrik 2019
Futbollisti francez Patrice Evra, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll të cilën e filloi në vitin 1998, transmeton Anadolu Agency (AA).
Evra që nga fundi i sezonit 2017-2018, kur përfundoi kontratën me West Ham United nuk ishte pjesë e asnjë klubi. "Faleminderit. Lamtumirë", shkroi ai në rrjeti social Instagram.
Mes viteve 2006-2014 ai ishte pjesë e Manchester Unitedit ndërsa luajti edhe për disa klube tjera si Juventus, Nice, Monaco dhe Olympique Marseille.
Me Manchester Unitedin fitoi një herë Ligën e Kampionëve, një herë Kupën e Botës për Klube, 5 herë Premier Ligën si dhe dy herë titullin në Serie A me Juventusin. Për kombëtaren e Francës ka luajtur në 81 ndeshje.