Burak Yılmaz
19 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Trajneri holandez Guus Hiddink, ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me skuadrën e Chelsea deri në fund të sezonit. Ai do të jetë shefi I pankinës "blu" pas shkarkimit të Jose Mourinho, raporton Anadolu Agency (AA).
"Unë jam i ngazëllyer për kthimin tim. Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë, por tani nuk është atje në vendin e tij. Megjithatë, unë jam i sigurt se me përpjekje të përbashkëta ne mund të ndryshojmë rrjedhën e këtij sezoni në favorin tonë", ka thënë Hiddink për mediat britanike .
Gjatë qëndrimit të tij të parë në Chelsea Hiddink ka arritur të fitojë FA Cup në vitin 2009.
Chelsea është në kuotën e 15 pikëve në 16 javë në Premier League dhe ndodhet në vendin e 16-të, vetëm një pikë larg nga zona e rënies nga kategoria. Në takimin e 17 të sotëm Hiddink pritet të drejtojë këtë skuadër ku ndihmësit e tij do të jenë Steve Holland dhe Eddie Newton.