Emre Aşıkçı
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 19 Dhjetor 2020
Galatasaray sot do të kërkojë fitoren e tetë përballë Fatih Karagumruk në javën e 13 të Super Ligës Turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 sipas kohës lokale (ora 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore) në stadiumin "Esenyurt Necmi Kadioglu" të Stambollit.
Në fund të javës së 12-të, "Luanët" kishin mbledhur 23 pikë me shtatë fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke i vendosur ata në vendin e dytë ndërsa me katër fitore, pesë barazime dhe tre humbje, Fatih Karagumruk radhitet në vendin e nëntë me 17 pikë.
Për shkak të lëndimeve nuk do të luajnë lojtarët e Galatasarayit, Falcao, Fernando Muslera dhe Marcelo Saracchi.
Kerem Akturkoglu është gjithashtu jashtë skuadrës pasi doli pozitiv me koronavirus.
Ndërkaq, në skuadrën e Fatih Karagumruk do të mungojnë, Ervin Zukanoviç dhe Cristobal Jorquera për shkak të lëndimeve ndërsa Erik Sabo dhe Badou Ndiaye do të humbasin ndeshjen për shkak të përjashtimit me karton të verdhë.
Kryesuesi i tabelës në Super Ligë, Aytemiz Alanyaspor do të luajë kundër Yukatel Denizlispor të dielën ndërsa skuadra e vendit të tretë, Fenerbahçe do të përballet me Gaziantep FK të shtunën.
Të dielën, Besiktas do të ndeshet me Buyuksehir Belediye Erzurumspor në shtëpi.
Java e 13-të:
E premte:
Fatih Karagumruk - Galatasaray
E shtunë:
Goztepe - Atakas Hatayspor
Yeni Malatyaspor - Kasimpasa
Trabzonspor - Caykur Rizespor
Gaziantep FK - Fenerbahçe
E diel:
Genclerbirligi - MKE Ankaragucu
Yukatel Denizlispor - Aytemiz Alanyaspor
Besiktas - Buyuksehir Belediye Erzurumspor
E hënë:
Ittifak Holding Konyaspor - Demir Grup Sivasspor
Fraport TAV Antalyaspor - Hes Kablo Kayserispor