Can Erözden
19 Dhjetor 2020•Përditësim: 20 Dhjetor 2020
Superylli i Paris Saint-Germain-it (PSG), Neymar, pritet të kthehet në lojë në janar, pas Vitit të Ri, njoftoi klubi francez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, gjiganti francez i futbollit tha se pas një ndrydhjeje të kyçit të majtë, Neymar po merr trajtim dhe klubi parashikon që 28-vjeçari të kthehet për të luajtur në janar.
Neymar u dëmtua në një ndeshje në shtëpi kundër Olympique Lyon-it fundjavën e kaluar dhe dukshëm përjetoi dhimbje gjersa u largua nga fusha me barelë.
Deri më tani këtë sezon, Neymar ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime në 12 paraqitje.