Ekip
05 Prill 2016•Përditësim: 05 Prill 2016
ATHINË (AA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur se Federata e Futbollit Grek, po përballet me pezullim, e cila nënkupton përjashtim nga garat ndërkombëtare për shkak të vendimit politik të anulimit të Kupës Kombëtare për shkak të dhunës së tifozëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Sportit, Stavros Kontonis muajin e kaluar solli vendimin për anulimin e ndeshjeve të Kupës së Greqisë, pas dhunës së tifozëve në ndeshjen e gjysëmfinales mes PAOK-ut dhe Olimpiakos-it. Tifozët e PAOK-ut hodhën fishekzjarre dhe u përleshën me policinë.
Në letrën që FIFA ia dërgoi Kontonis-it të martën, vendimi i tij është përshkruar "si joproporcional dhe si ndërhyrje në punët e brendshme" të Federatë së Futbollit të Greqisë.
FIFA i ka dhënë dhjetë ditë afat ministrit grek për të ndryshuar mendimin.