Barış Seçkin
05 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
MADRID (AA) – Juventus dëshiron që të sjell James Rodríguez, futbollistin e Real Madrid-it i cili nuk ka luajtur sa duhet në Spanjë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë mediat italiane, Rodríguez këtë verë planifikon të braktis Real Madrid-in.
Theksohet se “ylli i lënë pas dore” nga klubi madrilien nuk është në planet e Zinedin Zidane për sezonin e ardhshëm.
Stafi menaxhues i Juventusit ndër të parët shprehu dëshirën që në radhët e tyre të sjell reprezentuesin kolumbian. Real Madrid siç pretendohet do të kërkojë 80 milionë euro për Rodríguez.
Kolumbiani në Real Madrid mbërriti në vitin 2014, ndërsa që atëherë ka shënuar 16 gola në 32 ndeshje.