Mehmet Fatih Duman
02 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
STAMBOLL (AA) - Ekipit turk Galatasaray, njoftoi se ylli Lukas Podolski në fund të këtij sezoni do të transferohet në ekipin japonez Vissel Kobe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të bërë nga Galatasaray-i u theksua se është arritur marrëveshje me ekipin Vissel Kobe për transferimin e Lukas Podolski në fund të sezonës 2016-2017.
Sipas kësaj marrëveshjeje Vissel Kobe për transferimin e Podolskit do të paguajë 2 milionë e 600 mijë euro.
Ndërkohë, në rast se Podolski luan në 75 përqind të ndeshjeve të ligës të cilat kanë mbetur në këtë sezon dhe në rast se Galatasaray-i fiton të drejtën në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampioneve ose në kualifikimet, ekipi japonez do të bëjë pagesë shtesë prej 200 mijë euro.