Fatih Erel
11 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
GJENEVË (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA), ka pezulluar të mërkurën federatën e Pakistanit (PFF) me një vendim i cili menjëherë ka hyrë në fuqi, me akuzën për "ndërhyrje nga një palë e tretë”, raporton Anadolu Agency (AA).
FIFA ndalon secilën përzierje nga jashtë ose të qeverisë në punën e federatës kombëtare të futbollit.
"Zyra e PFF-së dhe llogaritë e saj mbetën nën kontrollin e një administratori të emëruar nga gjykata, që paraqet shkelje të detyrimeve të PFF-së për të menaxhuar çështjet e saj në mënyrë të pavarur, pa ndikim të ndonjë pale të tretë, në përputhje me statutin e FIFA-s”, thuhet në njoftimin e federatës botërore.
Në vitin 2015, gjykata emëroi një administrator i cili kishte për detyrë të drejtojë Federatën e Futbollit në Pakistan, nga shkaku i akuzave për korrupsion me të cilat u përball, gjë e cila shkaktoi një luftë brenda organizatës. Që nga atëherë, përfaqësuesja e Pakistanit nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje.
"Pezullimi do të shfuqizohet në momentin kur do të lirohen zyrat e PFF-së, dhe kur llogaritë do ti kthehen asaj”, thotë FIFA.
Derisa pezullimi të hiqet, ekipi kombëtar dhe klubet, nuk do të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.