Dejan Maksimoviç
12 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
NION (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), njoftoi se ka emëruar ish-futbollistin Luis Figo (44) për këshilltar futbolli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë karrierës 19 vjeçare të futbollistit profesionist, të cilën e nisi në vitin 1990, portugezi Figo ishte njëri nga lojtarët më të mirë në botë i gjeneratës së tij. Karrierën e filloi në Sporting të Lisbonës, ndërsa e përfundoi në Inter në vitin 2009.
“Angazhimi i Figos si këshilltar futbolli, nënkupton se ai do të merret me çështjet teknike të lojës, rregullat dhe tërësinë e aktiviteteve të sportit tonë, të cilat do ta bëjnë të jetë një ambasador i UEFA-s”, njofton shtëpia evropiane e futbollit.