Dejan Maksimoviç
18 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
CYRIH (AA) - Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka refuzuar ankesën për pezullimin e përkohshëm prej 90 ditësh të parashtruar nga Sepp Blatter dhe Michel Platini, raporton Anadolu Agency (AA).
Që të dyve iu është dhënë pezullimi nga komiteti Etik i FIFA-s, për shkak të përfshirjes në afera korruptive të cilat kanë tronditur botën e futbollit. Për shkak të ndalimit, as Blatter dhe as Platini nuk mund të kryejnë funksionet e tyre. Përveç kësaj, pezullimi i përkohshëm ka penguar kandidimin e Platinit për presidencën e FIFA-s, ku zgjedhjet do të mbahen në një kongres të jashtëzakonshëm më 26 shkurt të vitit të ardhshëm.