Bakir Tiro
12 Shkurt 2019•Përditësim: 12 Shkurt 2019
SHKUP (AA) - Pas ndeshjeve të fazës së grupeve që përfunduan në vjeshtë, sonte rifillojnë garat në Ligën e Kampionëve të UEFA-së. Do të luhen dy ndeshje të së tetës së finales, në të cilat forcat do t'i masin Roma-Porto dhe Manchester United- PSG, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 21:00.
Në ndeshjet e sontme në Romë dhe Manchester për herë të parë do të vihet në përdorim teknologjia VAR për ndihmë të referëve.
Ndeshjet e para të së tetës së finales do të vazhdojnë nesër, me përballjen e Tottenhamit kundër Borussia Dortmundit, si dhe Ajaxit kundër Real Madridit.
Lyon-Barcelona dhe Liverpool-Bayern do të luhen më 19 shkurt, ndërsa një ditë më vonë në orar janë përballjet Atletico Madrid-Juventus dhe Schalke-Manchester City.
Ndeshjet e kthimit janë planifikuar për 5, 6, 12 dhe 13 mars.