Emre Aşıkçı
01 Shtator 2022•Përditësim: 01 Shtator 2022
Kampionati Evropian i Basketbollit 2022, i njohur si FIBA EuroBasket 2022, do të nisë sot pas një ndërprerjeje 5-vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Edicioni i 41-të i kompeticionit kryesor të Evropës do të fillojë me ballafaqimin midis kampionit të trefishtë Spanjës kundër Bullgarisë në ndeshjen e hapjes të Grupit A në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Katër skuadrat e para në secilin prej katër grupeve do të kualifikohen në të 16-ën e finales ndërsa faza finale do të mbahet kryesisht në Berlin të Gjermanisë midis 10-18 shtatorit.
Tetë skuadrat fituese do të luftojnë në çerekfinale, të planifikuara për 13-14 shtator, përpara gjysmëfinales më 16 shtator. Ndeshja finale është caktuar për 18 shtator.
Finalja do të zhvillohet në Berlin ndërsa në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë.
Ndarja e katër grupeve:
Grupi A: Gjeorgjia (nikoqiri), Belgjika, Bullgaria, Mali i Zi, Spanja, Turqia (Tbilisi, Gjeorgji)
Grupi B: Gjermania (nikoqir), Bosnjë e Hercegovinë, Franca, Hungaria, Lituania, Sllovenia (Këln, Gjermani)
Grupi C: Italia (nikoqir), Kroacia, Estonia, Britania e Madhe, Greqia, Ukraina (Milano, Itali)
Grupi D: Çekia (nikoqir), Finlanda, Izraeli, Holanda, Polonia, Serbia (Pragë, Çeki)
*Mali i Zi e zëvendësoi Rusinë, e cila u skualifikua nga pjesëmarrja nga FIBA për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.