Emre Aşıkçı
01 Shtator 2022•Përditësim: 03 Shtator 2022
Serena Williams sot mposhti tenisten estoneze Anett Kontaveit me rezultatin 2:1 duke u kualifikuar në raundin e tretë të US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Williams, kampionia e gjashtëfishtë e US Open, mundi tenisten e dytë në botë Kontaveit me 7:6, 2:6 dhe 6:2 në sete në ndeshjen e raundit të dytë që zgjati dy orë e 27 minuta në stadiumin "Arthur Ashe".
Tenistja 40-vjeçare në raundin e radhës do të përballet me tenisten australiane Ajla Tomljanovic.
Ndërkohë, nënkampionia e vitit 2021 Leylah Fernandez, pësoi një disfatë befasuese në raundin e dytë të turneut, duke pësuar disfatë 2:0 nga tenistja ruse Liudmila Samsonov.
Në teke për meshkuj, kampioni në fuqi Daniil Medvedev kaloi në raundin e radhës pas fitores ndaj tenistit francez Arthur Rinderknech me rezultatin 6:2, 7:5 dhe 6:3 në sete.
Medvedev në raundin e tretë do të përballet me tenistin kinez Yibing Wu.
Gjithashtu, Casper Ruud, Jack Draper, Pablo Carreno-Busta, Matteo Berrettini, Alex De Minaur dhe Nick Kyrgios kanë kaluar në raundin e radhës pasi mundën kundërshtarët e tyre.