Satuk Buğra Kutlugün
03 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Los Angeles Lakers mposhtën Miami Heat me rezultatin 124:114 në ndeshjen e dytë të Finales së NBA të premten në mbrëmje, duke shtuar epërsinë në 2:0 pas performancave të superyjeve Anthony Davis dhe LeBron James në Orlando të Floridas, raporton Anadolu Agency (AA).
Davis kishte një saktësi prej 75 për qind me 20 gjuatje dhe 15 kosha, duke shënuar 32 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa James ishte koshashënuesi më i mirë me 33 pikë, 9 asistime dhe 9 kërcime që kontribuan në fitoren e skuadrës së tyre.
Rajon Rondo, mbrojësi i Lakers, shënoi 16 pikë dhe 10 asistime.
Heat luajti pa yjet e saj Goran Dragiç dhe Bam Adebayo, pasi të dy pësuan lëndime në ndeshjen e parë. Jimmy Butler luajti gati 45 minuta, duke shënuar 25 pikë, 13 asistime dhe 8 kërcime për të mbajtur në shpresë skuadrën e tij.
Kelly Olynyk luajti 37 minuta dhe shënoi 24 pikë për Heat.
Lakers tani kryesojnë 2:0, me vetëm dy fitore larg nga kampionati i 17-të në NBA në historinë e tyre.