Ekip
26 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
PARIS (AA) – Fondi shpërblyes për Roland Garros-in e sivjetshëm, njëri nga katër Garnd Slam turnetë e tenisit, është rritur në 36 milionë euro, që është për 12 për qind më shumë se në krahasim me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Guy Forget, drejtori i Roland Garros-it, tha se fondi shpërblyes në raport me vitin e kaluar është më i lartë për rreth katër milionë euro, dhe fituesit e turneut në konkurrencë të meshkujve dhe femrave do të marrin shpërblimin prej 2.1 milionë euro, që është një rritje prej 100.000 euro.