Murat Keleş
28 Qershor 2019•Përditësim: 29 Qershor 2019
Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 9-të që do të zhvillohet në Austri, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes së garës do të zhvillohen nesër në orën 15:00 ku do të mbahen 71 xhiro në pistën e qytetit Spielberg e gjatë 4.318 metra, ndërsa gara do të zhvillohet më 30 qershor të dielën në orën 15:10.
Mercedes, kampioni i klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve në 5 vitet e fundit ka arritur në vendin e parë edhe në 8 garat e para në vitin 2019.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Austrisë janë si më poshtë:
- Klasifikimi i pilotëve
1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 187
2. Valtteri Bottas (Finlandë): 151
3. Sebastian Vettel (Gjermani): 111
4. Max Verstappen (Holandë): 100
5. Charles Leclerc (Monako): 87
- Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes: 338
2. Ferrari: 198
3. Red Bull: 137
4. McLaren: 40
5. Renault: 32