Özüm Yalkın
25 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Pilotët e ekipit Mercedes në Formula 1, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton do të garojnë për ta fituar titullin kampion në garën e 21-të dhe të fundit në Kampionatin Botëror të Formula 1 për vitin 2016, Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pistën 'Yas Marina' me sipërfaqe prej 5.554 metrash katrorë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi nesër në orën 14:00 do të mbahet gara për renditje në Pole Position ndërsa gara kryesore do të zhvillohet më 27 nëntor, ditë e diel, në të njëjtën orë.