Bakir Tiro
25 Nëntor 2016•Përditësim: 26 Nëntor 2016
ROMË (AA) - Kam shënuar gol të bukur me këmbën e majtë. Nuk e di nëse është goli më i bukur që kam shënuar ndonjëherë, tha Edin Xheko, i cili në ndeshjen e mbrëmshme të xhiros së pestë të UEFA Europa League shënoi tre gola për fitoren e Romës ndaj Pëlzenit (4:1) nga të cilët i pari ishte kryevepër, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni i kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës në futboll bëri edhe një asistim në ndeshjen e shkëlqyer e cila edhe sot flitet në kontinentin evropian. Roma me lojën e Xheko-s siguroi kualifikim në fazën tjetër të Europa League.
"Ndaj Pëlzen-it kemi kryer një punë të mirë. Nuk e kishim lehtë. Ata ishin një ekip i mirë dhe luajtën mirë në pjesën e parë. Megjithatë, Alisson mbrojti në mënyrë të shkëlqyer dhe me dy gola vendosëm fituesin e ndeshjes", tha sulmuesi i Romës, Edin Xheko për faqen e internetit të Romës.