Ekip
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
SUZUKA (AA) - Piloti i Formula 1, gjermani Nico Rosberg me Mercedesin e tij fitoi sot në garën e Formula 1 për Çmimin e Madh të Japonisë duke mbyllur garën i pari ndërsa në 33 pikë rriti epërsinë ndaj kolegut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, raporton Anadolu Agency (AA).
Rosberg në garën e sotme, e cila u zhvillua në pistën Suzuka në qytetin japonez me emrin e njëjtë, startoi në pozicionin e parë. Ai realizoi një rezultat prej një orë, 26 minuta e 43 sekonda dhe 333 të qindëtat. Kjo është fitorja e katërt në pesë garat e fundit pas pushimeve të verës.
Vendi i dytë i takoi Max Verstapen nga Red Bull me më pak se një sekondë epërsi para Lewis Hamilton në Mercedesin tjetër.
Kjo ishte fitorja e nëntë e Rosberg-ut në sezon dhe e 23-ta në karrierë ndërsa e para në Suzuki. Më herët në dy garat startoi nga pozicioni i parë por arriti të kalojë shokun e skuadrës Hamilton.
Kështu duket renditja e garës së sotme për Çmimin e Madh të Japonisë:
1. Nico Rosberg (Mercedes)
2. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)
3. Lewis Hamilton (Mercedes)
4. Sebastian Vettel (Ferrari)
5. Kimi Raikkonen (Ferrari)
6. Daniel Ricciardo (Red Bull-TAG Heuer)
7. Sergio Perez (Force India-Mercedes)
8. Nico Hulkenberg (Force India-Mercedes)
9. Felipe Massa (Williams-Mercedes)
10. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes)